Parakalim festiv në 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut

Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Prishtinë u organizua një parakalim festiv që solli ngjyra dhe krenari në zemër të qytetit. Dhjetëra grupe artistike dhe shoqata kulturore nga trojet shqiptare parakaluan të veshur me kostume tradicionale, duke paraqitur një mozaik të pasur të trashëgimisë kulturore shqiptare. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të aktiviteteve përkujtimore kushtuar figurës së Skënderbeut, simbolit të rezistencës dhe unitetit kombëtar. Parakalimi nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi në sheshin “Nëna Terezë”, duke u duartrokitur nga qytetarë të shumtë që kishin dalë për të festuar ditëlindjen e heroit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …