Parandalimi i ekstremizmit, është me rëndësi të madhe për Kosovën

Parandalimi i ekstremizmit, është me rëndësi të madhe për Kosovën

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, Ambasadën italiane dhe UNDP-në, në Kosovë, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për angazhimin e komunitetit në fushën e parandalimit të radikalizmit. Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se është përzgjedhur komuna e Gjilanit që të jetë e para në këtë pilot-projekt dhe ky bashkëpunim ka dalë shumë i suksesshëm. “Duhet të bëjmë gjithçka që të ruhet karakteri sekular i shoqërisë sonë, ta ruajmë dhe ta kultivojmë atë, sepse kështu do të formohet një shtet demokratik i cili do t’i bashkëngjitej klubit të vendeve përparimtare me shoqëri demokratike”, tha ministri Hyseni. Ndërsa ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, theksoi se angazhimi i përbashkët në këtë pilot-projekt është tregues se ka bashkëpunim shumë të  mirë në mes të dyjave vendeve. “Të gjithë qytetarët e Evropës janë të kërcënuar nga terrorizmi dhe kjo është një brengë e jona e përbashkët. Parandalimi i ekstremizmit është më një rëndësi të madhe për Kosovën, prandaj keni përkrahjen e shtetit italian në këtë drejtim”, tha ambasadori Sardi. Kurse zëvendës-paqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, tha se Kosova ka treguar një kurajë të madhe në luftimin e ekstremizmit dhe kjo vlerësohet shumë.  Ajo tha se UNDP do të vazhdojë të përkrahë edhe në projektet tjera në të ardhmen. Në anën tjetër  kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri falënderoi  ICITAP-in, UNDP-në dhe MPB-në për përkrahjen e dhënë në ngritjen e kapaciteteve në luftimin e ekstremizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …