Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriu, përmes një njoftimi për media theksoi se nga vizitat që i janë bërë të ndjerit Naser Makolli në qendrën e paraburgimit në Lipjan, asnjëherë nuk kishte deklaruar se probleme shëndetësore. Ky Këshill thekson se gjatë vitit 2016 ka regjistruar katër vdekje në burgje dhe 11 tentim vetëvrasje. Deklarata e KMDLNj-së për këtë rast ishte bërë publike ndërsa i paraburgosuri, tashmë i ndjeri, Naser Makolli i kishte dhënë disa intervista. Edhe pse sipas versionit zyrtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se problemet shëndetësore janë arsyet e vdekjes së Naser Makollit, vëllai i tij, Hysen i cili po priste autopsinë e trupit të pajetë të vëllait të tij, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, tha se vëllai i tij është ankuar nga lukthi por nuk beson se ky problem mund ta dërgonte Naser Makollin deri te vdekja.
Kontrolloni gjithashtu
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale, miratoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për t’i pranuar dëshmitë e 9 dëshmitarëve me shkrim
Në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 11 …