Brickos

Parku teknologjik do t’i japë shtytje zhvillimit të TIK-ut

 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka ripërsëritur mbështetjen e tij për Inovacion dhe Teknologji Informative, duke shtuar se ky sektor tashmë është në agjendën qeveritare si pjesë e pandashme e strategjisë së zhvillimit ekonomik, respektivisht ekonomisë kreative, e cila do të mundësohet përmes ideve që mundëson fusha e TIK-ut.

Këto komente ministri Stavileci i bëri gjatë një takimi pune me drejtuesit e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), më të cilët diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të këtij sektori.

Në këtë kuadër, u diskutua edhe funksionalizimi i parkut teknologjik në fshatin Bërnicë të Prishtinës, i cili do të jetë adresë e kësaj fushe dhe do të mundësojë edhe shtinim e vendeve të reja të punës.

Me këtë rast Ministri Stavileci ka bërë të ditur se Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të ofrojë asistencë teknike për ta funksionalizuar sa më parë Inkubatorin Teknologjik në Bërnicë.

Nga ana e saj, Vjollca Qavolli drejtoreshë ekzekutive e STTIK ka falënderuar ministrin Stavileci për vendosjen në agjendë qeveritare fushën e TIK-ut, e cila në të ardhmen do ta  bëjë ekonominë e vendit më kreative, duke shtuar se tashmë vërehet interesim i donatorëve të huaj që kanë shprehur interesim për investim në fushën e TIK-ut.

Pas takimit ministri Stavileci, i shoqëruar nga drejtuesit e STIKK-ut kanë zhvilluar një vizitë në Parkun Teknologjik në fshatin Bërnicë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …