Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se nuk do të marr pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Ky subjekt politik ka vlerësuar se kryetari i Kuvendit ka shpallur të përfunduar konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa u zbatuar në tërësi Neni 67 i Kushtetutës së Kosovës. Në njoftimion për medie thuhet se Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …