PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar tre emra për emërimin e ministrave të rinj

PDK-ja i ka propozuar Qeverisë, që në postin e  zëvendës-kryeministrit ta emërojë Hajredin Kuçin, Enver Hoxhajn në pozitën e ministrit të Punëve të jashtme dhe Gani Kocin ministër të Drejtësisë. Kryesia e PDK-së qysh  në mbledhjen e 13 majit, kishte  vendosur për t’i propozuar Qeverisë, tre emra për ministra dhe zëvendës kryeministër. Ky vendim është diskutuar dhe me 19 maj në kryesinë e PDK-së dhe nuk ka pasur ndryshime. Emrat janë dërguar te kryeministri dhe  kjo çështje të procedohet më tej.  Ndryshimi i emrave në Qeveri është bërë pasi që Hashim Thaçi është zgjedhur në postin e kryetarit të Kosovës, i cili në Qeverinë Mustafa mbante edhe  postin e zëvendës-kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …