Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës, shënon 18-vjetorin e themelimit

Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës. Kjo parti që nga viti 2007 është në pushtet dhe që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tashmë është zgjedhur president i Kosovës.  Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti. Pas kësaj, PDK ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin, që njëkohësisht është edhe kryetar i Kuvendit. Organ ekzekutiv i PDK- së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues dhe numëron 28 anëtarë.  Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie.  PDK aktualisht është në koalicion qeverisës me AKR-në dhe AAK-në, të cilës i ka dhënë edhe postin e kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …