Opozita do ta thërras në interpelancë kryeministrin, Albin Kurti pasi qasja e tij ndaj dialogut nuk është serioze

Partia Socialdemokrate ka deponuar sot nënshkrimet për seancën e thirrur për shpërndarje të Kuvendit

Edhe Partia Socialdemokrate i ka deponuar nënshkrimet për seancën e thirrur për shpërndarje të Kuvendit. Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Dardan Sejdiu, duke shtuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme në këto rrethana. “Sot dorëzuam nënshkrimet për seancën e datës 22 Gusht, seancë kjo e thirrur për shpërndarjen e kësaj legjislature. Zgjedhjet janë rruga përpara, dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore. Partia Socialdemokrate është e gatshme dhe tash më e shtrirë gjithandej Kosovës, programin me masa e politika konkrete gati, ndërsa ekipin të etshëm për përballje demokratike e përmbajtësore. Rruga përpara është e qartë, një ekip me program, me guxim dhe dije”, ka shkruar Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ferit Hoxha takohet me Peter Sorensen në Bled, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar disa takime …