Partia Socialdemokrate ka njoftuar se kryetari, Dardan Molliqaj është ndaluar nga policia, me vendim politik

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se kryetari, Dardan Molliqaj është ndaluar nga policia, me  vendim politik. Bashkë me të po mbahen në arrest  edhe Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Agron Kabashi, Korab Korça dhe Gent Brahimi. Në njoftimin e PSD-së thuhet se izolimi është ndërmarrë me qëllim që Trendafilovës t’i bëhet vizita  normale. Por  lufta e saj për imazh është e humbur.  Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçes, Gent Brahimit t’iu jepet masa e ndalimit për 48 orë. Për ne ky vendim është politik dhe i padrejtë. Në këtë mënyrë dikush  po përpiqet ta   ndalojë  zërin opozitar dhe ta  relativizojnë padrejtësinë e Gjykatës Speciale. Për PSD-në ky vendim është i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e aktivistëve tonë, thuhet në fund të njoftimit.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …