leoni

Partitë opozitare të gatshme ta përkrahin Qeverinë për zbatimin e kushtetutshmërisë por që ajo të bashkëpunoj me aleatët

Partitë opozitare janë shprehur të gatshme ta përkrahin Qeverinë për zbatimin e kushtetutshmërisë në tërë territorin e vendit por që ajo të bashkëpunoj me aleatët perëndimor të Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se partia që ai i takon, i ka ofruar bashkëpunim Qeverisë dhe kryeministrit qoftë në seanca në Parlament por edhe në takimet tjera të ndara që t’u ofrojmë mbështetjen tonë, i kemi bërë të vazhdueshme se e mbështesim procesin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në vend por asnjëherë në kundërshtim me partnerët ndërkombëtarë të cilët janë sponsorët e garantuesit kryesor të sigurisë dhe të vazhdimit të procesit të ndërtimit të shtetësisë në Kosovë. Edhe deputetja tjetër, Time Kadriaj, që vije nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se i kanë ofruar përkrahje kryeministrit Kurti por se ai duhet t’i bashkërendoj aktivitetet me aleatët ndërkombëtar. “Rekomandimi jonë është që t’i bashkërendis qëndrimet dhe veprimet dhe aleatët të mos bëhen kundërshtarë të Republikës së Kosovës sepse pa ndihmën e tyre ne nuk do të kemi të ardhme e as evropiane e as anëtarësim në asnjë mekanizëm ndërkombëtarë”.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …