Partneriteti i para-anëtarësimit përmirëson lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, thanë Ali Ahmeti dhe Jarosllav Ludva

Partneriteti i para-anëtarësimit përmirëson lidhjen mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, thanë Ali Ahmeti dhe Jarosllav Ludva

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka takuar dhe ka biseduar me ambasadorin Republikës Çeke, z. Jarosllav Ludva. Procesi i skriningut, ndryshimet kushtetuese, integrimi europian dhe situata në rajon, ishin pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe ambasadorit Ludva. Ali Ahmeti gjatë takimit shprehu mirënjohje për përkrahjen nga Republika Çeke në rrugën e integrimit europian, ndërkohë që e ka informuar ambasadorin Ludva mbi procesin e skriningut i cili është duke u zhvilluar. Ndryshimet kushtetuese janë cilësuar si hap mjaft i rëndësishëm për vendin. Opozita duhet të reflektojë dhe veprojë në përputhje me thirrjet e partnerëve ndërkombëtar dhe ta ndalon bllokadën e integrimit të vendit në BE Republika e Maqedonisë së Veriut duhet do të vazhdojë me reformat e nevojshme sepse vendi duhet të përafrojë standardet vendore me ato europiane. Republika Çeke gjithmonë ka mbështetur vendin tonë dhe na inkurajon të bëjmë ndryshimet kushtetuese sa më shpejtë.  Ai Ahmeti dhe Jarosllav  Ludva kanë diskutuar edhe për sfidat me të cilat përballet mbarë rajoni, e me theks të veçantë normalizimi i raporteve Prishtinë – Beograd dhe finalizimi i kontestit me njohje të ndërsjellë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …