Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Kurti fton në takim krerët e partive politike

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar për të shtunën pasdite një takim me krerët e të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, në përpjekje për të gjetur konsensus për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Kurti ka theksuar se, sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, obligimi për të konstituuar Kuvendin është përgjegjësi e të gjithë deputetëve, dhe jo vetëm e subjektit të parë. “Si kryetar i Vetëvendosjes dhe në emër të grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, kam ftuar krerët e partive për një takim të përbashkët të shtunën në orën 16:00,” shkroi Kurti në rrjetet sociale. Ftesa vjen një ditë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që u bën thirrje partive të përfundojnë konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh dhe të veprojnë në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …