Edi Rama

Pas intervistës së ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Haga, ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Pas intervistës së ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Haga, ka shkruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka shpërndarë videon e intervistës dhe ka konstatuar se kundër Hashim  Thaçit po zhvillohet një gjykim, i cili  sa më shumë të vazhdojë, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të procesit të drejtë. Me këtë intervistë të Presidentit të Republikës së Kosovës e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë e vëllait tim Hashim Thaçi, i cili ka folur për herë të parë qysh nga dita e kyçjes në burgun e Hagës, ku po zhvillohet një gjykim që sa më shumë vazhdon, aq më shumë ngre pikëpyetje mbi nivelin e respektimit të parimit themelor demokratik të “procesit të drejtë”, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëveka shkruar Rama. Thaçi në intervistën e tij nga Haga ka folur edhe për kryeministrin, Rama, duke treguat  se me të  kishte një bisedë të ngrohtë dhe vëllazërore, jashtë kontekstit politik dhe procesit gjyqësor. Ai shprehu respektin dhe admirimin e tij për kryeministrin, Edi Rama dhe angazhimin në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …