leoni

Pas paralajmërimeve të Sali Berishës, forca të rendit kanë shkuar para selisë së Partisë Demokratike

Pas paralajmërimeve të Sali Berishës që i bëri pas vendimit të marrë për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, se do të shkoj në selinë e PD-së, organet e rendit kanë shkuar para selisë së Partisë Demokratike. Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, shkarkoi dje me votim të fshehtë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha me propozimin e 7 deputetëve dhe 15 për qind të delegatëve. Ai u shkarkua, për sikur thuhet, për thyerje të rënda të statutit dhe dëmtim të interesave politike dhe elektorale të saj. Kuvendi ka shfuqizuar dje edhe vendimin e Lulzim Bashës për të pezulluar nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën. Pas këtyre ngjarjeve, ai theksoi se do të shkojnë në seli në momentin e parë që do vendosin dhe shtoi se selia e Partisë Demokratike nuk është seli e pengjeve, e rrethuar me blinda dhe banda, duke aluduar në forcat e rendit që kanë shtuar praninë e tyre afër selisë së Partisë Demokratike në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …