leoni

Koreja Veriore ka konfirmuar vdekjen e parë me koronavirus, pas mbylljes së kufijve prej fillimit të vitit 2020

Shtetet e Evropës po përballen me vështirësi të shumta të shkaktuara nga vala e re e pandemisë

Shtete të Evropës po përballen me vështirësi të shumta të shkaktuara nga vala e re e pandemisë. Në Itali po raportohen nga rreth 100 viktima në ditë të shkaktuara nga korona virusi dhe afër 20 mijë të infektuar brenda 24 orëve. Kjo ka bërë që të ndërmerren masa të reja më të ashpra, sidomos ndaj qytetarëve të pa vaksinuar pasi mendohet se rritja e numrit të rasteve është pasojë e variantit të ri “Omikron” për të cilin besohet se i prek më shumë personat e pa vaksinuar. Edhe Britania e madhe është duke u ballafaquar me raste të shumta ndërkohë që ekspertët shëndetësor kanë paralajmëruar se vendi mund të ballafaqohet më një shtim edhe më të madh të rasteve si pasojë e paraqitjes së variantit “Omikron”. Mjeku, Nick Davies, ka tërhequr vërejtjen se “Omikron” po përhapet me shpejtësi dhe kjo është shqetësuese pasi që pritet që ky variant të jetë formë dominuese e virusit në Angli gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara, numri i personave të infektuar aktualisht po dyfishohet çdo 2.4 ditë në Angli, edhe pse shkalla e vaksinimit është shumë e lartë. Situatë e rëndë nga pandemia është edhe në shtete tjera të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …