KEK
Fillimi / Institucionet / Pas reshjeve të borës, gjendja është e kalueshme në të gjitha rrugët e Ferizajt

Pas reshjeve të borës, gjendja është e kalueshme në të gjitha rrugët e Ferizajt

Reshjet e borës që karakterizuan orët e para të ditës së sotme në gjithë vendin, nuk paraqesin vështirësi qarkullimi për qytetarët në gjithë akset rrugore të Komunës së Ferizajt. Nga terreni, njoftohet se ekipet e mirëmbajtjes dimërore të rrugëve, me makineritë e tyre, janë vazhdimisht në akset rrugore të Ferizajt dhe fshatrave në mënyrë që të bëjnë pastrimin e rrugëve nga bora, ndonëse reshjet janë të pandërprera dhe të tilla do të mbeten sipas parashikimeve gjatë gjithë ditës. Nga raportimet e terrenit, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, porse megjithatë apelojmë tek qytetarët që të shtojnë kujdesin në qarkullimin rrugor për të parandaluar rreziqet eventuale.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa në Rahovec mbajti mbledhje e katërt të rregullt

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Afrim Dina, ...