PAS RESHJEVE TË FUNDIT, TË GJITHA RRUGËT E VENDIT TË KALUESHME

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e vendit se pas reshjeve të fundit të shiut dhe borës në vend, të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale janë të kalueshme, krejt kjo falë punës dhe përkushtimit të ekipeve për mirëmbajtjen e rrugëve. Sa i përket rrugës Pejë-Kuqishtë, përkatësisht kilometrit të 13-të të saj, e cila si pasojë e rrëshqitjeve të dheut ishte bllokuar, njoftojmë se tashmë kjo rrugë është zhbllokuar falë punës së kompanisë së kontraktuar për mirëmbajtje. Rruga është e lirë për qarkullim, por që ende ka rrezik nga rrëshqitjet e mundshme të dheut. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë atë zonë, që të kenë kujdes kur parkojnë rreth zonës së punimeve dhe përgjatë tërë aksit rrugor që dërgon nga Peja në Rugovë, ngase po krijohen vështirësi në punime dhe qarkullim të makinerive punuese që janë duke kryer punimet në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja. Kurse në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale në Republikën e Kosovës gjendja është stabile, të gjitha janë të kalueshme pa ndonjë vështirësi. Shtresat qarkulluese janë të pastruara nga bora, ndërsa brezi rrugor është më borë. Në disa akse rrugore mund të ketë ngrica, andaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’u përshtaten kushteve dhe rregullave në trafik, në mënyrë që të rritet siguria e qytetarëve e cila është prioriteti kryesor i yni.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …