Ekzekutivi komunal në Kaçanik mbanë mbledhjen e fillimjavës

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi dhe Nënkryetari Remzi Elezi, u njoftuan me dinamikën e punëve dhe aktiviteteve të tjera komunale në mbledhjen e fillimjavës të ekzekutivit komunal.

Shumë projekte kapitale komunale të parapara për realizim gjatë vitit 2017 tashmë kanë përfunduar. Punimet kanë përfunduar në rrugën “Riza Neziraj” në fshatin Vatë e Epërme, ndërsa në kuadër të projektit “ Ndërtimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut” është bërë shtrimi me asfalt në rrugën “Voskopoja”, dhe një pjesë në rrugën “Mejdi Dalloshi”. Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca po ashtu njoftoi se Komisioni i Përkohshëm për Vlerësimin e Dëmeve, ka dalë në terren dhe është duke e kryer detyrën në vlerësim të dëmeve nga reshjet e fundit. Në takim u bë e ditur se Komuna e Kaçanikut javën që shkoi ka ndihmuar 11 familje me ndihmë momentale.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …