Pas  rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19 kalon mësimi online në disa shkolla në komunën e Vitisë  

Duke zbatuar rekomandimet e Taskforcës së DKA-së në komunën e Vitisë për testimin e nxënësve, stafi i QKMF-së në koordinim të plotë me menaxhementin e shkollave po vazhdon me testime rapide në Institucionet Arsimore.

Pas  rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan, shkollat:

SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” – në Viti

SHFMU “Nazmi Pajaziti” – në Radivojc

SHFMU” Skender Emerllahu” – në Ramjan

Nga e hëna do të zhvillojnë mësimin sipas skenarit C (online) të MASHT-it.

Shkollat e tjera gjatë fundjavës janë dezinfektuar dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës.

Ju lutem ti respektoni rregullat e t’a mbrojmë shëndetin e nxënsëve dhe personelit arsimor.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …