Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeministri Kurti ta heq bllokadën arbitrare kundër shqiptarëve në rajon

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta tërheq  vendimi për ndalimin e qytetarëve të Shqipërisë në kufi, nëse nuk i kanë tri doza të vaksinës. Haradinaj thotë se ky vendim është arbitrar dhe i dëmshëm dhe sipas tij këtë masë nuk e ka aplikuar asnjë shtet fqinj. Me këtë vendim bllokohen kryesisht shqiptarët. Këtë masë nuk e ka aplikuar asnjëri nga shtetet fqinje. Ky është gabim i rëndë i qeverisë, që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Prandaj hiqe bllokadën Kryeministër”, shkruan Haradinaj. Sot, banorë të zonave të ndryshme të Shqipërisë protestuan në kufirin me Kosovën, në Morinë, kundër kësaj mase arbitrare dhe krejtësisht të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …