Brickos

Pas tragjedisë, në Cetinë ku raportohet për 11 qytetarë të vrarë, ka reaguar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Pas tragjedisë, në Cetinë ku raportohet për 11 qytetarë të vrarë, ka reaguar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Pas tragjedisë, në Cetinë ku raportohet për 11 qytetarë  të vrarë ka reaguar kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Në telegramin e tij të dërguar me këtë rast  thuhet: “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, tha Abazovic në Telegram. Tridhjetë e katër-vjeçari VB ka vrarë disa persona në Cetinë, më pas ka vrarë edhe veten. Sipas gazetës “Vijesti”, vrasësi, me armë zjarri  ka goditur disa persona në afërsi të vendbanimit të tij. Burime nga policia dhe prokuroria, raportuan se të paktën 10 persona janë vrarë, katër persona janë transportuar në Qendrën Klinike dhe se mes të vdekurve ka edhe të mitur. Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 në afërsi të ndërtesës së Qeverisë dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike dhe gjendja e tij është stabile.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …