KEK
Fillimi / Institucionet / Pas vlerësimit të dëmëve në amvisëri MAP-i ka ndarë 151,000.00 € për komunën e Rahovecit

Pas vlerësimit të dëmëve në amvisëri MAP-i ka ndarë 151,000.00 € për komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit, gjatë muajit janar si pasojë e përmbytjeve nga ujërat, ka pësuar dëme të mëdha, në shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira dhe objekte publike. Pas vlerësimit të dëmëve në amvisëri ju njoftojmë se MAP-i ka ndarë 151,000.00 € për komunën e Rahovecit, që i bie 28% të mbulimit të vlerës për të gjithë të dëmtuarit në amvisëri. Nga java e ardhshme do të fillojmë me kompletimin e dokumentacioneve dhe pastaj të fillojmë me ndarjen e mjeteve për çdo familje. Nuk do të ndalemi së vepruari për të ndarë mjete të tjera shtesë nga Qeveria e Kosovës e të bëhet kompensimi i të gjithë të dëmtuarve. Po ashtu, ju njoftojmë se jemi në pritje edhe për kompensimin edhe të dëmeve në bujqësi, biznese dhe në infrastrukturë publikem, thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa në Rahovec mbajti mbledhje e katërt të rregullt

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Afrim Dina, ...