Lulzim Basha

Pasi i shkarkoi nga detyrat në parti, Lulzim Basha, ka ndërmarrë një tjetër vendim kundër mbështetësve të Sali Berishës

Kryetari i ligjshëm i PD-së, në Shqipëri, Lulzim Basha ka kërkuar edhe largimin e  anëtarëve të PD-së në komisionet Parlamentare. Konkretisht mësohet se Partia Demokratike ka depozituar në kuvend kërkesën për ndryshimin e kryetares së komisionit të shëndetësisë Albana Vokshi dhe disa sekretarëve. Bëhet fjalë për deputetët që janë mbështetës të ish-kryeministrit Berisha, për Flamur Nokën, Albana Vokshin, Oerd Bylybashin  dhe Belind Këlliçin. Pavarësisht nga kjo  pritet që të ketë një njoftim zyrtar, pasi nuk dihen as emrat e deputetëve që do t’i zëvendësojë. Në PD ka nisur një betejë e brendshme, ku deputetët janë ndarë në mbështetës të Lulzim Bashës i cili mban sot vulën e partisë, dhe në mbështetës të Sali Berishës, i cili pretendon të marrë partinë duke thënë se Lulzim Basha është shkarkuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …