RKL: Përpjekjet e Sallahut e sallahëve të tjerë për ta larë “Syrin e Popullit”

Maqedonia e Veriut ka refuzuar kërkesën e Blerim Sallahut për të vizituar të dënuarit për rastin e Kumanovës

Maqedonia e Veriut ia ka refuzuar kërkesën e Zëvendësministrit të Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu për të vizituar të dënuarit për rastin  “Lagjja e Trimave” të Kumanovës. Sipas arsyetimit të Drejtorisë së Burgjeve në Maqedoni të Veriut, vizitën mund ta bëjë vetëm ndonjë konsull i Ambasadës së Kosovës në Shkup, por jo edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. “Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve konsideron se Zëvendësministri i Drejtësisë nuk është përfaqësues konsullor i vendit të tij në Maqedoni, por është përfaqësues politik i Kosovës. Për këtë arsye, duke respektuar ligjin, Drejtoria për Ekzekutim të Sanksioneve ju njofton se nuk mund të pranojmë kërkesën tuaj për vizituar të dënuarit”, thuhet më tej në sqarimin e Drejtorisë së Burgjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …