Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva

Pasi u lirua nga akuza për sulm me gaz në Kuvend, kryekuvendari Konjufca shprehet i befasuar “që nuk është dënuar”

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është shprehur i befasuar me vendimin e Gjykatës Themelore, lidhur me akuzën për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm për  hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e kryesisë më 18 gusht 2016. Ai e ka ditur mirëfilli se si kryetar i Kuvendit dhe pushtetar aktual,  të cilin e mbron jo ligji por Albin Kurti e Vjosa Osmani, nuk do të shpallet fajtor as  nuk do të dënohet, andaj edhe ironizon gjykatën pse nuk e paska dënuar.  Në momentin që nuk është vendosur përmes një kriteri të njëjtë, unë mendoj që qysh në atë kohë, gjykata i ka ndërruar standardet dhe pastaj as unë vetë nuk e kam ditur çfarë dënimi do të më presë. Por, që lirohem krejt ka qenë befasi edhe për mua. Kam pritur që të jetë dënim ose me kusht ose me gjobë. Nuk do ta kisha problem që të jem i dënuar”, ka thënë Konjufca. Në vendet ku sundon ligji, sulmet në Kuvend dënohen penalisht me vite të tëra burg, në Kosovë, dënimi i mundshëm shqiptohet me një  gjobë, eventualisht  burg me kusht. Andaj aq shumë “e respektojnë”  dhe e duan ligjin pushtetarët aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka folur në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, ka shprehur një reagim në Ditën …