leoni

Besa Kabashi-Ramaj: Qeveria Kurti ka mungesë vizioni dhe aftësie në garantimin e sigurisë kombëtare dhe të mbrojtjes

Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, kritikoi  Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe aftësie në garantimin e sigurisë kombëtare dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mbrojtjes. Qeveria-Kurti ka dështuar vazhdimisht të përgjigjet në mënyrë efektive ndaj provokimeve dhe kërcënimeve serbe, t’i kundërvihet luftës hibride ruse dhe të menaxhojë çështjet e sigurisë së brendshme, duke përfshirë integrimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, rritjen e qëndrueshmërisë kombëtare dhe përmirësimin e menaxhimit të emergjencave dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm. Shembulli më flagrant i favorizimit të lëvizjeve populiste për planifikimin strategjik të sigurisë është ngritja e fondit vullnetar për ushtrinë me praktika të dyshimta financiare, duke anashkaluar procedurat standarde të buxhetit, tha Besa Kabashi-Ramaj.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …