Pastrimi i kanaleve të ujitjes do të filloj shumë shpejt

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Rifat Stojkaj dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Izet Zenuni, zhvilluan një takim me përfaqësuesit e K.R.U. Drini i Bardhë, ku në prani të përfaqësuesve të fshatrave, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në fshatrat e Deçanit.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të ujitjes për bujqit tanë dhe për mbështetjen e punës së tyre. Kostoja e këtij projekti do të mbulohet nga komuna.

Pastrimi i kanaleve do të fillojë shumë shpejt, ka njoftuar në facebook, kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …