Memli krasniqi: Ende punë për të bërë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë trajtim dinjitoz

PDK ankimon dyshimet për parregullsi në Mitrovicën e Jugut

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se partia e tij do të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me dyshimet për parregullsi në Mitrovicën e Jugut. Krasniqi ka njoftuar se sot do të mbahet edhe një konferencë për media ku do të shpalosen më shumë detaje rreth shqetësimeve që lidhen me procesin zgjedhor në këtë komunë. Ai ka theksuar se institucionet përkatëse duhet të shqyrtojnë me kujdes të gjitha dyshimet, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie. “Ne besojmë se çdo votë është zëri i qytetarëve dhe themeli i demokracisë sonë. Prandaj, kur ekzistojnë dyshime apo paqartësi në proces, është e drejtë dhe detyrë ligjore që ato të shqyrtohen plotësisht nga institucionet përkatëse,” ka shkruar Krasniqi. Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së besimit të qytetarëve në institucionet zgjedhore dhe nevojën që çdo shqetësim i ngritur të trajtohet me seriozitet, për të garantuar që procesi zgjedhor të jetë i drejtë dhe transparent.

Kontrolloni gjithashtu

Ndalet numërimi i votave në Mitrovicë, lindin dyshime për përfshirje të prokurorit Peci – Prokuroria ende pa konfirmim zyrtar

Pas raportimeve se Prokuroria ka hyrë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, në Mitrovicë dhe …