Tema të tjera...
FSK në konferencën e NATO-s ICC 2026 në Gjermani – Ilir Rama mes liderëve të lartë të nënoficerëve
04/06/2026
Përfaqësues të opozitës kanë reaguar ashpër ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar tërheqjen e kandidaturës së Feride Rushitit dhe duke ngritur akuza për politizim të procesit. Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje publike Feride Rushitit që të tërhiqet nga gara për President, duke e cilësuar kandidaturën e saj si pjesë e, siç u shpreh ajo, kalkulimeve politike të pushtetit. “Mos e huazoni emrin tuaj për interesa ditore politike”, deklaroi Çitaku, duke shtuar se veprimet e tilla rrezikojnë parimet kushtetuese dhe stabilitetin institucional të vendit. Ajo gjithashtu akuzoi drejtuesit politikë për shkelje të Kushtetutës dhe për përdorim të institucioneve në funksion të interesave politike afatshkurtra. Në të njëjtën linjë, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar tërheqjen e Rushitit nga gara. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se nëse kandidatura vazhdon, ajo po bëhet pjesë e një procesi të, siç tha ai, të “montuar politikisht”. Tahiri ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të procesit të zgjedhjes së Presidentit, duke e cilësuar atë si përjashtuese dhe jo unifikuese, si dhe ka akuzuar se kandidaturat e propozuara nuk janë rezultat i një konsensusi politik. Reagimet e opozitës vijnë në një kohë tensionesh të shtuara politike rreth procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit, i cili po shoqërohet me mungesë kuorumi dhe mosmarrëveshje të thella mes partive parlamentare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
