Ambasada e Gjermanisë kërkon respektim të Kushtetutës në procesin e zgjedhjes së Presidentit

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka deklaruar se po e ndjek nga afër procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe pret që të gjithë aktorët politikë të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë theksoi rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues në një proces që po zhvillohet në një klimë të tensionuar politike dhe me mungesë të kuorumit të plotë parlamentar. Qëndrimi i ambasadës vjen në një kohë kur përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile kanë ngritur shqetësime se tentativa për votim të Presidentit pa kuorumin e nevojshëm mund të cenojë rendin kushtetues dhe rregullat parlamentare. Procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit po vazhdon mes mosmarrëveshjeve politike dhe përpjekjeve për sigurimin e pjesëmarrjes së plotë të deputetëve në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …