leoni

Albin Kurti

PDK dhe LDK kritikojnë kryeministrin, Albin Kurti për qasjen që ka ndjekur në raport me dialogun me Serbinë

Dy partitë  e mëdha opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja  vazhdojnë të kritikojnë kryeministrin Albin Kurti për qasjen që ka ndjekur në raport me dialogun me Serbinë. Ndonëse SHBA ka ngritur shqetësime për qëndrimet e opozitës ndaj planit evropian, disa nga partitë politike vazhdojnë ta kundërshtojnë disa pika të atij plani të pranuar të paktën gojarisht nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Opozita kërkon më shumë detaje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me pikat që përmban plani evropian. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa thotë se kryeministri Kurti, duhet të jetë më transparent lidhur me këtë çështje, derisa ka adresuar edhe një mori pyetjesh ndaj tij.  Edhe deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi tha për KosovaPress, se i gjithë procesi lidhur me dialogun nuk ka qenë aspak transparent nga kryeministri Kurti. Ajo thotë se LDK-ja  vazhdon të jetë kundër këtij plani, pasi është pritur që të ketë një njohje përfundimtare.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata në Hagë pranon tërheqjen e një viktime dhe rrëzon disa kërkesa të mbrojtjes në çështjen Thaçi

Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata në Hagë pranoi më 23 prill tërheqjen e …