Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili kërkon nga LDK që të mbështes projektligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë

PDK dorëzon në Kushtetuese vendimet e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për cenim të lirisë së lëvizjes

Sot, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, i mbështetur edhe nga deputetë të grupeve tjera parlamentare, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kërkesën për vlerësim të çështjes së kushtetutshmërisë të vendimeve të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, vendime me të cilat PDK-ja vlerëson se është shkelur Kushtetuta e Kosovës. “Ne e kemi pasur një aktvendim të qartë të Gjykatës Kushtetuese që ka treguar se vendimet e tilla të kufizimit të lirive nuk mund të merren nga Qeveria, por kryeministri Kurti ka vendosur me vetëdije që të vazhdojë me shkeljen e Kushtetutës, tani nëpërmjet ministrit te tij, z. Arben Vitia”, ka pohuar deputetja e PDK, Besa Ismaili. “Bëhet fjalë për vendimet që shkelin të drejtën e lirisë së lëvizjes nga Neni 35 i Kushtetutës së Kosovës, si e drejtë e garantuar për qytetarët e Kosovës, si dhe Neni 55 i Kushtetutës, i cili shprehimisht përcakton se kufizimet e disa të drejtave të lirive të njeriut mund të bëhen vetëm me ligj”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …