PDK, LDK, AAK dhe AKR tashmë i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre kryetar të Pishtinës

PDK, LDK, AAK dhe AKR tashmë i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre kryetar të Pishtinës

Qytetarët e Kosovës më 17 tetor 2021 do t’iu drejtohen sërish kutive të votimit, kësaj radhe për të zgjedhur kryetarin që do të udhëheq për katër vitet e ardhshme me komunat e tyre. Tashmë kur edhe data është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, partitë politike kanë zyrtarizuar disa prej kandidatëve nëpër komuna. Gara më interesante pritet që të jetë si gjithmonë në kryeqytet, dhe pas këtyre zgjedhjeve pritet të shihet se kush do të udhëheq me kryeqytetin në katër vitet e ardhshme, shkruan Telegrafi. Deri më tani kandidatët e zyrtarizuar për kryetar të Prishtinës janë: nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, arkitekti Përparim Rama nga LDK, ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj dhe nënkryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli nga AKR.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Korrupsioni moral e politik lejon formimin e qeverisë, thirrje për votim të hapur në Kosovë

Analisti Hisen Berisha paralajmëron se formimi i qeverisë nga Kryeministri Albin Kurti nuk ka ardhur …