Brickos

Vazhdon vaksinimi i qytetarëve të Hanit të Elezit

Komuna e Hanit të Elezit i njofton qytetarët e saj për procedurat të cilat duhet të ndiqen për vaksinim të grup moshave dhe kategorive tjera që mund te vaksinohen.

Caktimi i terminit përmes platformës e Kosova (https://ekosova.rks-gov.net/)

është i mundur për:

  • Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare

  • Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe

  • Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si:

Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit

  • Qytetarët të cilëve iu kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …