leoni

Zgjedhjet

PDK në Drenas: Ftojmë organet të monitorojnë qendrat e votimit në Tërstenik, Sankoc, Nekovc dhe Dobroshec

Kundër disa deklaratave të Nismës për Kosovën në Drenas, ka reaguar sërish zëdhënësi i PDK-së në këtë komunë,  Betim Berisha. Ai  ka deklaruar se përpjekjet e Nismës, sipas tij, për të prishur zgjedhjet janë të kota, ngaqë sepse votimi po shkon në rregull dhe të gjitha vendvotimet janë nën mbikëqyrjen e KQZ-së, KKZ-së, OJQ-ve dhe prokurorisë. “Nisma vetëm ka filluar të propagandojë rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve, duke u munduar t’i godas vendvotimet që tërë Drenasi e di, që janë votues tradicional të PDK-së”, ka thënë Berisha. Berisha më tej ka bërë thirrje tek Prokuroria e Shtetit, që t’i monitorojë vendvotimet që llogariten si bastione të PDK-së, ku sipas tij, Nisma po tenton ta prishë procesin e votimit. “Ftojmë organet e rendit të monitorojnë qendrat e votimit në Tërstenik, Sankoc, Nekovc dhe Dobroshec”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova edhe më tutje në Gjermani kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë për virusin korona

Ambasada gjermane: Dorëzimi i projekt-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, është hap konkret për anëtarësim në KE

Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shtetet perëndimore i …