PDK

PDK reagon ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit, e cila përshkruan Kosovën si vend të zhytur në krim e korrupsion

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar kundër disa  deklaratave të Vjosa Osmanit për  “BBC”. Nga deklaratat skandaloze për çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, e deri tek deklaratat për mediumet ndërkombëtare që e përshkruajnë Kosovën si vend të krimit e korrupsionit, janë tregues se pretendentët për të udhëhequr me politikën e jashtme, nuk e kanë as idenë më të vogël për dëmin që po ia shkaktojnë shtetit të Kosovës. Përderisa është evidente që Kosova ka probleme të brendshme si çdo shtet tjetër, niveli i kriminalitetit por edhe i korrupsionit, është në nivel shumë më të ulët në raport me vendet e rajonit. Por, edhe sikur të ishte në nivelin siç përshkruhet nga zonja Osmani, ngritja e këtyre temave në mediume ndërkombëtare në vend të atyre me rëndësi për politikën e jashtme, konfirmojnë qartazi nivelin e perceptimit të politikës së jashtme që na pret, ka shkruar Avni Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …