Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 të infektuar me virusin korona, janë shëruar 385 dhe janë paraqitur 709 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 të infektuar me virusin korona, janë shëruar 385 dhe janë paraqitur 709 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publikë, janë testuar gjithsej 4 mijë e 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 709 raste pozitive. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive i regjistruar deri tani që nga fillimi i pandemisë është, 79 mijë e 89 raste nga 366 mijë e 574 të dyshimtë të infektuar me virus. Gjatë 24 orëve kanë vdekur nga virusi 8 të infektuar. Prej fillimit të pandemisë një vit më parë  janë evidentuar 1 mijë e 731 raste të vdekjeve.  Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 385 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve prej fillimit të pandemisë e deri sot është gjithsej 65 mijë e 979 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …