Kosova

PE kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë

Në raportin e Parlamentit Europian për Kosovën, i përgatitur nga Komiteti për Punë të Jashtme, i  bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë për angazhim në dialog dhe arritje të një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve me njohje reciproke. Po ashtu, PE thotë se duhet të zbatohen edhe marrëveshjet e kaluara, përfshirë themelimin e Asociacionit.  Në paragrafin për pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, PE i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë për angazhim në dialog për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke. Parlamenti Evropian rithekson mbështetjen e plotë për Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë; i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në këtë dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Po ashtu  bën thirrje edhe për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve përkatëse, duke përfshirë themelimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe, thuhet mes tjerash  në raportin e Parlamentit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …