Brickos

Pemëtarët vitias pranojnë 74 arka druri 1 tonshe

Shoqata e pemëtarëve “California” nga Vitia të cilët dorëzojnë pemët e tyre në pikën grumbulluese dhe Fabrikën e Prodhimit të Lëngjeve “Biofruti” në Viti kanë pranuar sot 74 arka druri 1 tonëshe. Kjo gjë u bë e mundur falë bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Helvetas Swiss Intercoperation-Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) dhe implementimit nga Grupi Lokal i Veprimit „Vitia“. Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi kanë vizituar për së afërmi këtë pikë grumbulluese të pemëve nga e cila prodhohen lëngje 100% natyrale por edhe pije alkoolike. Zv. Kryetari i Komunës, Hasan Aliu tha se Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me partnerët e saj po bënë përpjekje të ndihmoj fermerët vitias në të gjitha sektorët “ Ndoshta kjo ndihmë është simbolike por ne asnjëherë në partnerët tanë nuk do të harrojmë të përkrahim fermerët tanë në të gjithë sektorët dhe atë sipas mundësive buxhetore të cilat i kemi”, u shpreh Aliu. Kurse Lulzim Isufi, menaxher në Fabrikën e lëngjeve “Biofruti”-Viti, tha se sado e vogël që duket kjo përkrahje ajo ka rëndësinë e saj të veçantë për sektorin e pemëtarisë në këtë komunë. Ndërkaq Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, u shpreh se përveç se më parë pemëtarët vitias janë përkrahur me rezervuarë për ujitjen e pemishteve ata tani janë përkrahur edhe me 74 arka druri 1 tonshe. Ndërkaq Hasip Alidema, pemëtar vitias tha se ata janë të kënaqur me këtë fabrikë e cila fillimisht ju ka dhënë përparësi gjatë grumbullimit të pemëve pemëtarëve vitias. Më pas zv. Kryetari Aliu dhe Drejtori Ademi dhe të tjerë kanë vizituar këtë fabrikë ku bëhet prodhimi i lëngjeve 100% natyrale por edhe pijeve alkoolike.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …