Pensionistët e TMK-së dhe FSK-së themelojnë Shoqatën “Elita”

Një grup pensionistësh nga radhët e TMK-së dhe FSK-së kanë themeluar shoqatën “Elita”, me qëllim që të vazhdojnë kontributin për sigurinë e vendit. Gjeneral Bajram Bekteshi tha se përmes kësaj shoqate synojnë të ndihmojnë institucionet në raste të fatkeqësive natyrore apo kërcënimeve ndaj atdheut.  “Ne punojmë që të ndërtojmë dhe të forcojmë gatishmërinë që t’i dalim në ndihmë institucioneve tona të sigurisë kur ndihet nevoja për veprim të përbashkët në raste të fatkeqësive elementare, por edhe në çdo kërcënim që i rrezikohet atdheut,” u shpreh Bekteshi. Sipas tij, nisma erdhi si përgjigje ndaj zhvillimeve të reja globale dhe rajonale që kanë rritur ndjeshmërinë ndaj çështjeve të sigurisë. Ai shtoi se përkundër rëndësisë së shoqatës, deri më tani nuk kanë gjetur përkrahje institucionale. Profesori Haxhi Ferati vlerësoi se përvoja e këtyre ish-ushtarakëve është pasuri që nuk duhet të humbet. Shoqata “Elita” është e organizuar në degë sipas zonave të luftës dhe përfshin shumë ish-ushtarakë të përgatitur profesionalisht.

Kontrolloni gjithashtu

Festa Franceze në Prishtinë, Guerot mbledh liderë vendorë dhe ndërkombëtarë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, organizon sonte në Prishtinë një pritje solemne me …