Pensionohet mësimdhënësi Ramadan Halili

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Ramadan Halili. Kjo pritje u organizua atij pasi që mësimdhënësi në fjalë pas gati 40 vite punë në arsim është pensionuar.

Gjatë këtij takimi ata falënderuan z. Halili, për angazhimin e tij j shumë vjeçar në fushën e arsimit, në veçanti në vitet e 90-ta të cilat ishin llogaritur si ndër vitet më të vështira të arsimit shqip në Kosovë. Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e arsimit. Përndryshe z. Ramadan Halili së fundmi ka punuar si mësimdhënës në shkollën fillore të mesme të ulët “ Nijazi Rexhepi” paralelja e ndarë në Trestenik.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …