Pensionohet mësimdhënësi Sami Selmani nga Vitia

Me rastin e pensionimit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, kanë  pritur sot në takim mësimdhënësin vitias Sami Selmani, i cili ka kontribuar gati 40 vite në fushën e arsimit. Me këtë rast, kryetari Haliti e ka çmuar lart kontributin e tij në arsim ndër vite në edukimin e gjeneratave të reja. Kryetari Haliti tha se pos kontributit të tij në arsim ai ishte edhe një veprimtarë i dalluar për shtet formim dhe shtet ndërtim. Prandaj kryetari Haliti, në shenjë falënderimi për punën, vullnetin dhe përkushtimin e tij në arsim, e ka nderuar z. Selmanin me një mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Me nderime u varros Sabedin Kryeziu, i zhdukur në Masakrën e Kralanit

Sot, në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës, u mbajt ceremonia e varrimit të Sabedin …