Për Gjermaninë çfarëdo delimitimi apo ndryshimi i kufijve duhet përjashtuar nga marrëveshja Kosovë - Serbi

Gjermania thotë se çfarëdo ndryshimi i kufijve duhet përjashtuar nga marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dërguar mesazh të qartë Prishtinës dhe Beogradit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Merkel përmes këshilltarëve të saj Jan Hacker dhe Matthias Littenberg u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos ndërmarrin veprime deri në maj ose në qershor. Ky afat i dhënë nga Gjermania lidhet me përfundimin e ciklit të zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Por për këtë shtet çfarëdo delimitimi apo ndryshimi i kufijve duhet përjashtuar nga marrëveshja dhe kjo duhet t’u bëhet i qartë zyrtarëve shtetërorë në Prishtinë dhe Beograd. Kujtojmë se Gjermania ka qenë një ndër kundërshtueset më të mëdha të ndryshimit të kufijve në Ballkan. Gjithmonë sipas deklaratëve të kancelares gjermane, Angela Merkel, ndryshimi i kufijve në Ballkan do të ishte i papranueshëm dhe se do të sillte pasoja për rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …