Të dielën në Gllogjan do të shënohet 21 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin

Të dielën në Gllogjan do të shënohet 21 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin

Në 21 vjetorin e fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, Ditës së Dëshmorëve të kësaj Zone, dhe përvjetorin e 20 të sulmeve ajrore të NATO-s mbi caqet serbe. Të dielën të gjitha rrugët të dërgonin në Gllogjan dhe Deçan. 24 marsi i vitit 1999 ishte ndërrimi epokal i kahjes historike të Lëvizjes sonë Kombëtare, u fuqizua atë ditë edhe me gjakun e tre dëshmorëve trima, tre luftëtarëve të orëve të para të lirisë: Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Më 24 mars 2019 në orën 10:00 – 12:00 bëhen homazhe në Kompleksin Memorial, ”Dëshmoret e Kombit” në Gllogjan. Ndërsa në orën 12:00 mbahet tubimi përkujtimor ku do të flasin krye-protagonist tê kësaj ngjarje për t’u pasur më një program kulturo-artistik me emra të mirënjohur të estradës gjithëshqiptare! Të gjitha rrugët të dielën mê 24 Mars tê dërgojnë në Gllogjan.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në Tropojë dekoron katër veprimtarë të luftës: Kontributi i Shqipërisë ishte vendimtar për çlirimin e Kosovës

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë …