Për herë të parë në Deçan u organizua me sukses “MjaltFest 2026” – Festivali i Mjaltit dhe Trashëgimisë Kulturore. Ky aktivitet mblodhi bletarë, prodhues vendorë, artizanë dhe qytetarë, duke promovuar vlerat tona tradicionale, trashëgiminë kulturore, produktet vendore dhe rëndësinë e bletarisë në zhvillimin ekonomik lokal.
“MjaltFest 2026” krijoi një hapësirë të veçantë për prezantimin e produkteve të bletarisë, punimeve artizanale dhe traditave tona, duke nxitur bashkëpunimin, promovimin e prodhuesve vendorë dhe zhvillimin e turizmit lokal.
Kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj shpreh mirënjohje për OJQ “Bjordi”, shoqatat e bletarëve, Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, të gjithë ekspozuesit, pjesëmarrësit dhe kontribuuesit që bënë të mundur realizimin e këtij festivali.
Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe mirë u takofshim në edicionet e ardhshme të “MjaltFest”!