Për nderë të 5 dhe 6 majit mbahet Turniri Tradicional në futsall “Luan Haradinaj” në Deçan

Në kuadër të aktiviteteve për nder të 5 dhe 6 Majit – Ditës së Dëshmorëve, është bërë hapja e Turnirit Tradicional në futsall “Luan Haradinaj” në Deçan. I pranishëm në hapje të Turnirit ishte edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj i cili tha se, ky turnir mban këtë emër të madh, ku përmes tij nderojmë dhe respektojmë luftën dhe sakrificën për liri të secilit dëshmor në vendin tonë. Në këtë turnir do të marrin pjesë ekipe të futbollit nga mbarë trojet shqiptare. Ekipeve ju urojmë suksese dhe falënderojmë të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij turniri! Lavdi e nderim përjetësisht për dëshmorët dhe martirët e rënë për lirinë e kombit!

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Kontrolloni gjithashtu

Në Gexhë u përkujtua heroi Mehedin Morina nga Gllareva

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të pranishëm, në …