Për nderë të ditëve të Diasporës, Komuna e Hanit të Elezit organizoi dy ndeshje sportive njëra në futboll të vogël dhe tjetra në volejboll

Për nderë të ditëve të Diasporës, Komuna e Hanit të Elezit organizoi dy ndeshje sportive njëra në futboll të vogël dhe tjetra në volejboll. Në futboll, takimi u përmbyll me rezultat 2:2, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive Diaspora fitoi kundrejt Kumanovës me rezultat 5:4. Kurse në Volejboll fituese doli Komuna me rezultat 2:1 kundrejt Diasporës. Ditët e Diasporës do të vazhdojnë me datë 23.07.2021 me Panairin e prodhimeve bujqësore dhe artizanale vendore të Hanit të Elezit-vendi para objektit të Komunës. 24.07.2021, për dashamirët e alpinizmit në bashkëpunim me Klubin Alpin, Ecje (hike) “Shtigjeve të UÇK-së” në malet e Pustenikut. Nisja bëhet në ora 10.00 nga varrezat e Dëshmorëve (deri te varrezat e Dëshmorëve, transporti individual), dhe në ora 14.00 kthimi te Restaurant “Albani” ata pjesëtarë të Diasporës që nuk mund të ecin janë të mirëseardhur në ora 14.00 te Restaurant “Albani” ku do të organizohet muzikë me SHKA “Sharri” dhe një koktej rasti.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …