leoni

Për performancë të dobët të ish qeverisjes në vitin 2017, Ferizaj humbi grantin e performancës nga MAPL/DEMOS për vitin 2019

Paraditen e së mërkurës, Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati bashkë me drejtoren e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku, drejtoren e Administratës së Përgjithshme, Aurora Ramadani dhe Koordinatorin Komunal për Performancë, Albion Sherifi, pritën në takim përfaqësuesit e nga projekti DEMOS, Dardan Maliqi dhe Leonora Gjikokaj. Në këtë takim, nga mysafirët u prezantua analiza e performancës të Komunës së Ferizajt, për vitin 2016 dhe 2017, sfidat dhe përparimet e shënuara në tregues të caktuar brenda fushës së veprimeve të sektorëve komunal. Nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati njoftoi mysafirët mbi rrjedhën e veprimeve të ndërmarra nga qeverisja lokale me qëllim rritjen e performancës, përkatësisht shërbimeve më efikase ndaj qytetarëve tanë. Edhe drejtorja e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku tha se në planin financiar, Komuna e Ferizajt pret të vlerësohet pozitivisht si performancë, për shkakun se është vendosur disiplina financiare e munguar në qeverisjen e kaluar dhe e evidentuar edhe në raportin e prezantuar nga të pranishmit për performancën e Komunës së Ferizajt në vitin 2017. Albion Sherifi, në cilësinë e Koordinatorit Komunal të Performancës, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet në këtë drejtim dhe ka filluar procesi i grumbullimit të të dhënave për t’i raportuar në kuadër të raportit integral që do të verifikohet nga niveli qendror për performancën e Komunës së Ferizajt për vitin 2018. Zyrtarët nga DEMOS konfirmuan se për shkakun e performancës së dobët të vitit 2017, Komuna e Ferizajt nuk është kualifikuar për Grantin e Performancës për vitin 2019. Arsyet e moskualifikimit është se opinioni i auditimit të rregullsisë për vitin 2017 është opinion I kualifikuar me theksim të çështjes, e që si kusht minimal do të duhet të ishte opinioni i auditimit i pamodifikuar me theksim të çështjes. Zyrtarët nga DEMOS njoftuan gjithashtu se me qëllim të rritjes së performancës së Komunave të Kosovës kanë paraparë të organizojnë disa trajnime në përgatitjen e stafit komunal për fushat ku evidentohen ngecje, me synimin që ato të shënojnë progres në vitet e ardhshme. Nikoqirët e këtij takimi, falënderuan mysafirët për gatishmërinë e tyre që të ndihmojnë Komunën e Ferizajt në përmirësimin e performancës në shërbimet që ofrohen për qytetarët tanë, performancë kjo pozitive që shpërblehet edhe me grantin e përvitshëm të performancës që ndahet nga MAPL dhe DEMOS.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …