Për shkak të infektimit të arsimtarëve me Covid-19 shkolla “Faik Konica” kalon në mësim online

Për shkak të infektimit të arsimtarëve me Covid-19 shkolla “Faik Konica” kalon në mësim online. Kështu është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai ka njoftuar më tutje se në në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), mësimi me prezencë fizike të nxënësve në shkollën “Faik Konica” do të ndërpritet për dy javë. Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitivë me COVID-19”. IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A”.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …