Për shkak të punimeve kërkohet nga qytetarët ferizajas që me datën 13 dhe 14.04.2021 të shmanget për qarkullim segmenti rrugor i rrugës urbane “12 Qershori”

Komuna e Ferizajt i njofton qytetarët duke kërkuar mirëkuptimin e tyre që me datën 13 dhe 14.04.2021 të shmanget për qarkullim segmenti rrugor i rrugës urbane “12 Qershori”, konkretisht segmentit, prej kryqëzimit të kësaj rruge me rrugën urbane “Agim Matoshi” e deri te kryqëzimi i rrugës urbane “Zenel Hajdini”, me qëllim që punimet e filluara në rikonstruktimin e kësaj rruge të përfundojnë sa më shpejtë që të jetë e mundshme. Kërkohet nga ana e qytetarëve t’i shfrytëzojnë rrugët alternative si rrugën urbane “Liman Rekaj”, “Zenel Hajdini”, “Riza Goga”, “Rifat Berisha”, “Abdyl Frashëri” etj.

Paraprakisht komuna e Ferizajt falënderon për mirëkuptim!

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …